Birce Akalay, aktorja e njohur për rolin e Asllë në serialin “Bradh e zi”, ka përfunduar në spital sapo ka nisur xhirimet e një seriali të ri, “Babil”.

Sapo aktorja ka dalë nga një vizitë nga spitali, reporterët kanë nxituar ta pyesin për problemin që ka pasur në lidhje me shëndetin.

Së bashku me partnerin, Fasih Saylan aktorja është ndalur para gazetarëve dhe ka thënë se ka bërë një vizitë rutinë, sepse nuk është ndier mirë, por pa specifikuar shqetësimin që ka pasur. Edhe pse e lodhur në dukje, me një qafore dhe një tufë analizash në dorë, Birce tha se është në gjendje të mirë.

Do kalojë, jam më mirë tani, faleminderit”, – tha aktorja pa dashur të japë më shuëm detaje: “Sapo kam dalë nga spitali, nuk është momenti” – tha ajo më tej duke shtuar se ka nisur punën për serialin e ri.

“Babil” është një prej serialeve më të pëlqyera të ekranit në Turqi, duke shënuar një sukses të madh me sezonin e parë. Birce Akalay, e cila i dha jetë personazhit të İlay-t në serial, pati një rol të jashtëzakonshëm dhe u vlerësua shumë nga fansat e saj.

Tashmë, i gjithë grupi është bashkuar për të nisur sezonin e dytë të xhirimeve, të cilat nuk nisën edhe aq mirë për Asllë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

uÌ?uÌ?uÌ?ç..ikiiiii..biir.. Babiiil. @babildizi @ayyapim ð??· @ardasarigun

A post shared by BirceAkalay (@birceakalay) on