Futbollisti i famshëm rezulton me koronavirus, së bashku me 2 lojëtarë të skuadrës

Nga Class 3 September 2020

Futbollisti i famshëm rezulton me koronavirus, së bashku me 2

Neymar është midis tre lojtarëve të Paris-Saint-Germain që ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit, por "ndihet shumë mirë". Lajmin e ka konfirmuar Sky Sports News.

PSG ka dhënë fillimisht lajmin, pa bërë të ditur identitetin e tre lojtarëve dhe ka thënë se skuadra do të vazhdojë të testohet rregullisht gjatë ditëve të ardhshme. Sezoni i vonuar i PSG-së në Ligue 1 është planifikuar të fillojë më 10 shtator.

Futbollisti i famshëm rezulton me koronavirus, së bashku me 2

"Tre lojtarët @PSG_English janë konfirmuar pozitivë pas një testi Sars CoV2 dhe kanë kaluar nëpër protokollet e duhura shëndetësore.Të gjithë lojtarët dhe stafi do të vazhdojnë të testohen gjatë ditëve të ardhshme," -shkruante në një postim në Twitter klubi francez.

Futbollisti i famshëm rezulton me koronavirus, së bashku me 2

Gazeta sportive franceze L'Equipe raporton se treshja sapo është kthyer nga pushimet në Ibiza të Spanjës dhe tani do të jenë në karantinë për shtatë ditë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon