Testi më i shpejtë për të zbuluar koronavirusin, përgjigjja del për 3 minuta

Italia prodhon testin e ri

Nga Class• 10 September 2020

Testi më i shpejtë për të zbuluar koronavirusin,

Autoritetet italiane po provojnë një test të ri super të shpejtë për Covid-19, i cili është në gjendje që në 3 minuta të përcaktojë nëse një person është infektuar ose jo. Testi i ri, i quajtur “Daily Tampon”, po provohet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë dhe pritet të miratohet së shpejti.

Testi më i shpejtë për të zbuluar koronavirusin,

“Daily Tampon” u krijua nga një kompani me bazë në Lombardi, e quajtur Allum, në bashkëpunim me Universitetin e Sannios. ”Daily Tampon” funksion tamam si një test shtatzënie. Fillimisht, merren kampionë të pështymës dhe vendosen në tampon, falë përdorimit të tre reagjentëve mundësohet dhe rezultati. Nëse jeni pozitivë shfaqen dy vija dhe për negativ, vetëm një vijë.

Testi më i shpejtë për të zbuluar koronavirusin,

Italia nuk është i vetmi vend që aktualisht punon për prodhimin e kompleteve të testimit të shpejtë. Autoritetet franceze filluan të mërkurën një lloj të ri testi që u mundëson njerëzve të marrin rezultatet e tyre në një kohë më të shpejtë. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se testet e reja, të quajtura  'antigénique rapide', do të japin rezultatet nga 15 deri në 20 minuta, megjithëse e keqja është se ato janë më pak të besueshme se testet PCR.

Testi më i shpejtë për të zbuluar koronavirusin,

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon