Gjininë e fëmijës mund ta zbulosh në ndërtesën më të lartë në botë, mjafton të paguash 80 mijë dollarë

Nga Class 12 September 2020

Gjininë e fëmijës mund ta zbulosh në ndërtesën

Fasada e ndërtesës më të lartë në botë është ndriçuar, por jo si zakonisht me drita. Por me blu dhe me mesazhin “It’s a boy” duke zbuluar kështu gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Gjininë e fëmijës mund ta zbulosh në ndërtesën

Blogger-ët e Youtube, Anas e Asala Marwah, e kanë çuar në një nivel tjetër zbulimin e gjinisë së bebes në pritje, sepse zgjodhën fasadën e ndriçuar të ndërtesës më të lartë në botë, drita shkruar me blu në të ‘It’s a boy!’ (Është djalë).

Gjininë e fëmijës mund ta zbulosh në ndërtesën

Në të gjithë gjatësinë e Burj Khalifa në Dubai, e cila është 828 metër e lartë, çifti zbuloi gjininë e fëmijës.

Prenotimi i ndërtesës si reklamë do të kishte kushtuar rreth 80 000 dollarë, por nuk dihet nëse ky ishte një event i sponsorizuar.

Gjininë e fëmijës mund ta zbulosh në ndërtesën

Pamjet e momentit të pazakontë, çifti Marwah i postoi në kanalin e YouTube, kur dy prindërit shiheshin duke pritur me emocion ndriçimin e kullës 828-metra të lartë.

Marëah tha se kjo zgjedhje ishte me qëllimin për të bërë diçka unike: “Ne dëshironim të bënim diçka unike që të mbahej mend”.

Gjininë e fëmijës mund ta zbulosh në ndërtesën

Burj Khalifa, gjithashtu, postoi videon në llogarinë e vet duke ofruar urime për çiftin: “Një lajm i madh nuk mund të bëhet më i madh se kaq, ky është zbulimi i gjinisë më i madh në botë, urime @AnasMarwah e @AsalaMaleh.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon