4 gjërat që bëjnë ndryshe vajzat me lëkurë të pastër, sipas dermatologëve

Kush nuk do?

Nga Class• 15 September 2020

4 gjërat që bëjnë ndryshe vajzat me lëkurë të

Kush nuk do të ketë lëkurë të bukur e të pastër? Të gjitha duam ta kemi dhe e dimë që nuk është aq e vështirë. Më poshtë janë 4 rregulla që ndjekin gjithmonë vajzat me lëkurë thuajse perfekte.

4 gjërat që bëjnë ndryshe vajzat me lëkurë të

Hidratimi është një çelës i lëkurës së shëndetshme dhe të pastër. "Mungesa e ujit do të thotë më pak shkëlqim e plakje më e shpejtë", – thotë dermatologia Dr. Mona Gohara për ‘Good Housekeeping.’ Duhet të pish gjithmonë 8 gota ujë në ditë dhe të përdorësh produkte për fytyrën, të cilat janë hidratuese.

4 gjërat që bëjnë ndryshe vajzat me lëkurë të

Fytyra është aq e pastër sa ç’janë edhe furçat e make up-it. Të pastrosh furçat rregullisht është vërtet e tmerrshme, por kjo do të thotë të kesh fytyrë më të pastër. Duhet t’i pastrosh furçat të paktën një herë në javë, sipas dermatologes Dr. Janet Prystowsky, në mënyrë që të shmangësh mbushjen e poreve me baktere dhe infeksionet.

4 gjërat që bëjnë ndryshe vajzat me lëkurë të

Duhet të mendosh për të pasur lëkurë të pastër edhe gjatë kohës që fle. Pastroje lëkurën gjithmonë para se të flesh, por pastroji edhe jastëkët rregullisht. Përdor materiale të buta për jastëkët, në mënyrë që të shmangësh fërkimin e ashpër që të krijon rrudhë.

4 gjërat që bëjnë ndryshe vajzat me lëkurë të

Një dietë e shëndetshme është gjithashtu mjaft e rëndësishme për lëkurën. Konsumo ushqime që janë të pasura me omega 3, acide yndyrore të shëndetshme për të pasur lëkurë gjithmonë të hidratuar.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon