Familja mbretërore, e shqetësuar për vendimin e fundit të Meghan Markle dhe Princit Harry

Harry dhe Meghan në Netflix, reagon oborri mbretëror

Nga Class 16 September 2020

Familja mbretërore, e shqetësuar për vendimin e fundit të

Princi Harry dhe Meghan Markle edhe një herë tjetër e kanë thyer protokollin mbretëror. Këtë herë, për marrëveshjen që kanë bërë me Netlix.

Princi Harry dhe Meghan Markle tani janë financiarisht të pavarur nga familja mbretërore, falë një marrëveshjeje fitimprurëse të Netflix, që thuhet se vlen 50 - 100 milionë dollarë. Sipas "Entertainment Tonight", familja mbretërore është "jo shumë e lumtur" për marrëveshjen, sepse Harry dhe Meghan kishin rënë dakord për një periudhë rishikimi njëvjeçare në lidhje me shkëputjen nga detyrat zyrtare mbretërore.

Familja mbretërore, e shqetësuar për vendimin e fundit të

ET, gjithashtu, ka mësuar se familja mbretërore është e shqetësuar nga idea se kjo marrëveshje e re e Meghan-Harry do të largojë vëmendjen nga punët e bamirëse të pjesës tjetër të familjes si Princi William, Princi Charles dhe Kate Middleton.

Gazetarja e familjes mbretërore, Katie Nicholl, foli për disa nga këto shqetësime dhe tha për “Entertainment Tonight”: “Ka disa anëtarë të oborrit mbretëror që shqetësohen se çifti do të kërkojë pagesë për të vazhduar detyrimet me mbretërinë. Përkundër kësaj, çifti ka vendosur se gjithçka që do të bëjë do të ketë tone respektuese ndaj Mbretëreshës. Por ata janë shumë të fokusuar në misionet e tyre.

Familja mbretërore, e shqetësuar për vendimin e fundit të

Nicholl shtoi se projektet e çiftit nuk “do të jenë në stilin e Kurorës ose një seriali dokumentar mbretëror. 'Unë jam e sigurt që Meghan dhe Harry s'do të bënin kurrë diçka për të dëmtuar mbretërinë, kështu që nëse ka dyshime në pallat, çifti po e bën të qartë se nuk ka nevojë për shqetësim'".

"Gjithashtu,- shprehet gazetarja,- jam mjaft e sigurt se suksesi i Meghan dhe Harry është një gjë pozitive që nuk do të lërë në hije pjesën tjetër të aktiviteteve bamirëse të familjes mbretërore."

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon