Shtatzënë për herë të tretë, modelja zbulon aksidentalisht gjininë e bebit gjatë një videoje live

Nga Class 18 September 2020

Shtatzënë për herë të tretë, modelja zbulon

Chrissy Teigen është në pritje të fëmijës së saj të tretë, i cili do të vijë në jetë pas dy fëmijëve me fekondim in vitro. Chrissy ka folur rreth shtatzënisë shpesh, duke thënë se kjo ishte një mrekulli, pasi ajo s’ka mundur të mbesë shtatzënë në mënyrë natyrale më parë.

Shtatzënë për herë të tretë, modelja zbulon

Modelja aktualisht është në regjim në shtrati dhe foli për ndërlikimet e shtatzënive të mëparshme, duke u shprehur:

"Placenta ime ta shpif. Gjithmonë ka qenë një pjesë e keqe e shtatzënive të mia. Kur isha shtatzënë me Miles, placenta ndaloi së ushqyeri atë. Unë po e haja të gjithë ushqimin e tij, ndërsa ai nuk po rritej fare, kështu që ai duhej të lindte më herët. Gjithashtu edhe Lunën m’u desh ta lindja më herët", -tregoi Teigen.

Ndërsa ishte duke rrëfyer përjetimet e shtatzënisë së tretë në Instagram Live, pa dashje modelja zbuloi edhe gjininë e bebushit. Chrissy dhe John Legend do të bëhen sërish prindër të një djali!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

Teksa fliste për problemet që e çuan në regjim shtrati, ajo shpjegoi se fëmija ishte mirë: "Është kaq e çuditshme sepse bebi është vërtetë i shëndetshëm dhe ai është i madh. Ai është me siguri..." - tha ajo dhe më pas mbuloi gojën, duke lënë të kuptohet se foli më shumë se ç’duhej.

"Oops! Jam budallaqe... gjithsesi", përfundoi Chrissy.

Shtatzënë për herë të tretë, modelja zbulon

Chrissy Teigen dhe John Legend zgjodhën një mënyrë origjinale për të zbuluar shtatzëninë, duke treguar barkun e rrumbullakosur në videoklipin e këngës “Wild” të publikuar më 13 gusht.

Lexo edhe:

E shokuar nga lajmi! Pas 2 fëmijëve me ‘in vitro’, modelja mbeti shtatzënë nga një mrekulli

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon