Aurela Gaçe e ka vendosur datën e dasmës së dytë, sepse ka një arsye të fortë për ta bërë

Një arsye të fortë për një dasmë të dytë

Nga Class• 20 September 2020

Aurela Gaçe e ka vendosur datën e dasmës së dytë,

7 vjet më parë, në një ceremony, siç e quan vetë këngëtarja, “për kokërr të qejfit”, Aurela Gaçe dhe Skerdi, bashkëshorti i saj, i thanë “Po” njëri-tjetrit, nën dëshminë e vajzës së tyre të madhe, Grace. Të rrethuar nga të afërm e miq të ngushtë, ceremonia e martesës shkoi siç e deshën vetë protagonistët – në një “festival” me këngëtarët më të mirë e miqtë më të mirë të Aurelës dhe Skerdit, të cilët kënduan e festuan bashkë me të.

Aurela Gaçe e ka vendosur datën e dasmës së dytë,

Sot, 7 vjet pas kësaj date, këngëtarja nga Vlora, ka merakun e vajzës së vogël, Abigail, e cila ende nuk e kupton pse ajo nuk ka qenë në dasmën e prindërve, ndërsa motra e madhe po. Për këtë arsye, Aurela po mendon që, pas 3 viteve, të organizojë edhe një ceremony tjetër, që edhe Abigail të gëzojë 10-vjetorin e martesës bashkë me prindërit dhe motrën e madhe.

Me foton speciale nga dita e saj më e lumtur, Aurela ka ndarë këtë përshkrim sot, në Instagramin e saj:

Aurela Gaçe e ka vendosur datën e dasmës së dytë,

“7 vjet nga kjo ditë.

Gëzuam, kërcyem e kënduam me frytin e dashurisë sonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace (Greis). Dasmën e bëmë për kokërr të qejfit, për të gëzuar bashkë me familjen, me miq e shokë shumë.

Vajza tjetër, e vogla Abigail, akoma nuk di gjë që e kemi bërë këtë pa lejen e saj, edhe kam frikë se do të kerkojë edhe ajo të jetë në dasmë si motra e madhe”

Duke “prenotuar” datën publikisht me kompaninë e eventeve që i organizoi dasmën e parë, Aurela kërkon që e dyta, të jetë më 20 shtator 2023… 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon