Kjo vajzë transformoi oborrin e saj me pak para dhe shumë kreativitet

Nga Class 22 September 2020

Kjo vajzë transformoi oborrin e saj me pak para dhe shumë kreativitet

Kur Tara Ward u zhvendos në shtëpinë e saj në West Green, Londër, kishte një oborr të vogël me bar, por nuk kishte ku të ruante një makinë korrëse.

Pas dy vitesh që mendonte se ç'do të bënte me atë kopsht të vogël që ishte pushtuar nga bari, 28-vjeçarja, e cila jeton vetëm, vendosi ta transformojë plotësisht atë hapësirë.

Kjo vajzë transformoi oborrin e saj me pak para dhe shumë kreativitet

Fillimisht ajo vendosi ta shtronte me beton zonën e gjelbëruar dhe filloi të kërkonte disa gjëra të vogla që do ta ndihmonin të arredonte kopshtin e saj të ëndrrave. Në total ajo shpenzoi vetëm 300£ dhe rezultati ishte fantastik.

Kjo vajzë transformoi oborrin e saj me pak para dhe shumë kreativitet

Tara bleu disa lule artificiale 5£, bleu jastëk të papërshkueshëm nga uji në eBay dhe pagoi vetëm 100£ për dy karriget vezake.  

Kjo vajzë transformoi oborrin e saj me pak para dhe shumë kreativitet

“Më pëlqente shumë të kisha bar para shtëpisë sime, por është një zonë me të vërtetë e vogël dhe bari u rrit jashtë mase shumë, pasi nuk kisha hapësirë ku të mbaja një makinë korrëse - kjo është ajo që më bëri ta shtroja. Gjithçka që bleva ishte nga vende të ndryshme dhe me çmime të arsyeshme. Më pëlqen të kem një hapësirë ​​të vogël në natyrë që mund të rri kur koha është e bukur. Familja dhe miqtë janë thjesht të mahnitur nga kjo,” –shprehet Tara.

Kjo vajzë transformoi oborrin e saj me pak para dhe shumë kreativitet

Kjo vajzë transformoi oborrin e saj me pak para dhe shumë kreativitet

Pasi trasformoi këtë hapësirë, Tara tregon se ka pasur jashtëzakonisht shumë mesazhe nga njerëzit që e pyesnin nëse mund të shkojë dhe të projektojë kopshtet e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tara (@ahintofluxe) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tara (@ahintofluxe) on

Burimi: metro.co.uk

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon