Surprizat e Robert Berishës nuk kanë të ndalur. Muzikanti i njohur, së shpejti do të provojë një fushë tjetër të ekranit, e cila, në fakt, i ka pëlqyer gjithmonë.

Ndonëse është marrë me muzikë prej dhjetëra vitesh dhe prej shumë kohësh e ka gjetur veten edhe në këngë, Roberti kërkon të rrëmbejë një vëmendje tjetër nga publiku i tij.

Me një titull intrigues dhe me një klip prezantimi jo më pak të tillë, Roberti ka zbuluar se në Klan Kosova do të ketë hapësirën e tij për një program të ri, përmbajtjen e të cilit preferon ta mbajë ende sekret.

“Robi plaket kur don vet” është titulli që mban programi, drejtimi i të cilit i është besuar Robert Berishës. Çfarë tjetër më shumë se “rinia e përhershme” mund t’i rrinte më mirë një profili si ai i Robertit?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@robiplaketkurdonvet @base.agency @klankosovaofficial @erionasejdiu #comingsoon #latenightshow

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on

Detajet, muzikanti i njohur do t’i zbulojë së shpejti. Deri atëherë, vazhdon të shijojë jetën si beqar, por i rrethuar gjithmonë nga vajza të bukura.

E keni zili?

Epo, s'jeni vetëm!