Lëkundet Toka sërish, tërmeti i mbrëmjes në vend rikthen panikun

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pak minuta më parë në vend duke rikthyer panikun te qytetarët.
Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.3, ndërsa epiqendra ishte 5 km në veriperëndim të qytetit të Belshit. Thellësia e tërmetit ishte 17 km.

Informacion paraprak:
Më datë 24.09.2020, ora 21:21:40 UTC, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë ML= 4.2 ballë, me koordinata 41°04′ N dhe 19º 89′ E, me thellësi 17 km dhe me epiqendër 5 km në veriperëndim të qytetit Belsh.



