Projekti i fundjavës: pastruesin e grimit mund ta përgatitësh në shtëpi, vetëm me dy përbërës

Nga Class 25 September 2020

Projekti i fundjavës: pastruesin e grimit mund ta përgatitësh

Heqja e grimit është një detyrë e mundimshme për çdo mbrëmje para se të flesh, por duhet ta bësh. Por është edhe një proces i kushtueshëm edhe ky, duke marrë parasysh produktet që të duhen. Para se të shpenzosh disa para më shumë, mendo që edhe këtë produkt mund ta përgatitësh vetë në shtëpi.

Herën tjetër që do të bësh pazar, merr edhe një vaj ulliri ekstra të virgjër dhe pak ujë aloe vera. Aloe është një produkt shumë i mirë për pastrimin e lëkurën nga yndyra dhe papastërtitë e ditës, por edhe për një lëkurë të shëndetshme.

Përgatitja

Çfarë të duhet? Përzieji bashkë një filxhan të vogël ose më pak vaj ulliri me disa gota me ujë aloe vera. Shkunde. Sapo e bëre formulën që të duhet për të pastruar grimin. Thjesht derdh një sasi të vogël në një copë pambuku të pastër dhe fshije grimin me lehtësi.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon