Ç’mendon Brad Pitt për dramën e krijuar nga Nicole për ‘urrejtjen ndaj Angelina-s’?

Nga Class 27 September 2020

Ç’mendon Brad Pitt për dramën e krijuar nga Nicole

Ndërkohë që shumë njerëz po ëndërrojnë për një rikthim të Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, na duhet të kujtojmë që aktori është në një lidhje me modelen e quajtur Nicole Poturalski. Lidhja e tyre u bë publike pak javë më parë dhe prej asaj kohe, Nicole ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave sidomos për faktin që ngjason pak me Angelina Jolie-n.

Madje, çdo gjë që Nicole bën, njerëzit e lidhin me Angelina-n. Një prej këtyre rasteve ka qenë edhe komenti i saj në rrjetet sociale “Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”. E gjithë drama që u krijua u lidh me Angelinën.

Ç’mendon Brad Pitt për dramën e krijuar nga Nicole

Por ç’mendon Brad Pitt në lidhje me këtë “debat” virtual të ndezur nga Nicole?

Me sa duket aktori nuk është mërzitur aspak për këtë gjë. Sipas një burimi për Us Weekly, Brad nuk ishte i inatosur ose i mërzitur.

“Ai thjesht nuk dëshiron të përzihet në këtë dramë. Brad është thjesht i lumtur që ka gjetur dikë që e bën atë të ndihet i dashur."

Ç’mendon Brad Pitt për dramën e krijuar nga Nicole

Këto burimë thanë gjithashtu se me shumë mundësi Brad nuk do të martohet ndonjëherë përsëri dhe ai është "realist në lidhje me lidhjet" pasi Nicole jeton në Gjermani dhe ai ka një situatë shumë të komplikuar familjare që po përpiqet ta zgjidhë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon