Anxhela Peristeri zbulon si humbi 20 kg duke mos konsumuar vetëm këtë ushqim

Nga Class 27 September 2020

Anxhela Peristeri zbulon si humbi 20 kg duke mos konsumuar vetëm

Anxhela Peristeri ishte e pranishme këtë të diel në rubrikën “N’fermë” në emisionin “E diell”. Gjatë bisedës me Ervin Kurtin, ajo zbuloi disa gjëra interesante rreth vetes, si faktin që dikur ka peshuar 85 kg. Sot, ajo është 65 kg dhe zbuloi se këtë rezultat e ka arritur duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke hequr nga dieta vetëm një ushqim, bukën.

“Për të gatuar, gatuaj vetë. Porosis edhe ndonjëherë nga jashtë kur jam e lodhur, por kryesisht vetë”, -është shprehur Anxhela.

Anxhela Peristeri zbulon si humbi 20 kg duke mos konsumuar vetëm

Ndërsa Ervini e pyeti se pse sa herë shkon në shtëpinë e saj, ajo i bërtet duke e urdhëruar të mos sjellë bukë.

“Sepse buka ka gluten, gluteni të fryn”, -u përgjigj Anxhela duke shtuar se më para e konsumonte bukën, prandaj peshonte 85 kilogramë.

Anxhela Peristeri zbulon si humbi 20 kg duke mos konsumuar vetëm

“Në përgjithësi marr gjëra që nuk më shëndoshin. Bëj kunguj në furrë, bulmetrat mua nuk më shëndoshin, sepse jam grupi i gjakut 0 pozitiv. Kam edhe fruta të thata, që i kam për uri, funksionojnë.”

Këngëtarja ia ka dalë të heqë 20 kg, por dëshiron të heqë edhe 3-4 të tjerë.

Nuk e dimë për ju, por ne ndihemi shumë të motivuara duke parë këto forma!

Anxhela Peristeri zbulon si humbi 20 kg duke mos konsumuar vetëm

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon