Halloween, në kohë pandemie. Si do organizohet festa nën kërcënimin e Covid-19

Nga Class 29 September 2020

Halloween, në kohë pandemie. Si do organizohet festa nën

Të martën, Qëndra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ofroi udhëzime të përgjithshme për festimin e Halloween-it nën kërcënimin e Covid-19.

Aktivitetet me rrezik të moderuar përfshijnë paradat e vogla me distancë shoqërore, me kostume që lejojnë ajrosjen, si dhe festa në natyrë, ku njerëzit mund qëndrojnë disa metra larg dhe të mbajnë maska mbrojtëse. (Maskat e kostumeve nuk duhet të zëvendësohen me maskat mbrojtëse të Covid-19.)

Halloween, në kohë pandemie. Si do organizohet festa nën

Truket tradicionale, festat e mbingarkuara nëpër shtëpi - veçanërisht ku mund të përfshihen ulërimat - konsiderohen me rrezik të lartë. Kjo, sepse është e vështirë të parandalosh, në veçanti fëmijët, të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Ata nuk janë mësuar të luajnë ose të vrapojnë me maska, kështu që nuk kujdesen për mbajtjen e tyre dhe kjo mund të sjellë një aktivitet me rrezik të lartë.

Halloween, në kohë pandemie. Si do organizohet festa nën

Gjithashtu, studimi thotë se as mburojat plastike të fytyrës, të përdorura pa maska mbrojtëse, nuk e ndalojnë përhapjen e koronavirusit. Nëse dëshirojmë që kjo festë të kalojë bukur dhe fëmijët të kënaqen, duhet të praktikojmë këtë vit festën e Halloween-it në natyrë, me grumbullime të vogla. Duhet të shmangim dhe kalimin e karameleve dorë më dorë. Në vend të kësaj mund të përgatitim paketime të vogla me karamele, të cilat fëmijët mund t’i lënë në dyert e shtëpive, pa patur kontakt të drejtpërdrejtë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon