Mund të duket e palogjikshme, por nuk janë të pakta rastet kur ndarja në çift vjen për shkak të paragjykimit të peshës ndaj partnerit apo partneres. E tillë është edhe historia e këtij djali, i cili ndryshoi gjithë jetën e tij pas ndarjes.
Ky 29-vjeçar u shndërrua nga një njeri obez, në një njeri me trup perfekt. Phelim Stack ka treguar historinë e tij në rrjetet sociale, duke rrëfyer se e dashura e la vetëm për shkak se ishte mbipeshë.
“Vendosa ta bëj këtë ndryshim menjëherë natën kur ajo u largua. Doja thjesht që të hiqja peshë dhe të çliroja mendimet e mia”, -është shprehur ai.
Pas ndarjes, Phelim filloi aktivitetin fizik dhe ushqehej shëndetshëm. Për 18 muaj ai humbi pothuajse gjysmën e peshës trupore. Phelim foli gjithashtu për depresionin pas ndarjes, kur nisi edhe përdorimin e lëndëve narkotike. Por stërvitja filloi ta ndihmonte në gjendjen e tij shpirtërore.
“Kam shumë për t’i ofruar personit të duhur, një punë të mirë, dashuri, respekt familjar. Thjesht kisha nevojë të ndryshoja fizikun tim. Besoj se tashmë jam versioni më i mirë i vetvetes.”
Dieta e Phelim më parë:
Mëngjesi - Pije energjike, suxhuk ose pastë.
Dreka - Sanduiç me majo pule ose karkalec deti, patate të skuqura ose patatina.
Snacks - Kek dhe çokollatë.
Darka - Kuti me qebap, indian ose kinez, duke përfshirë oriz ose noodles të mbuluara me salcë.
Pije - Cider ose xhin dhe limonadë.
Dieta e Phelim tani:
Mëngjesi – Nuk ha, vetëm nëse ka strëvitje me pesha të rënda në mëngjes.
Dreka - Role me me ton dhe majonezë pa yndyrë.
Darka - Mish pule të freskët, bishtaja dhe 100 gr makarona me salcë domateje.
Ose peshk i bardhë apo mish viçi me patate ose oriz të bardhë në varësi të trajnimit.