Të vendosësh ta çosh fëmijën në çerdhe apo kopsht për herë të parë është një nga vendimet më të vështira, por edhe zgjedhje delikate për prindërit. Ka një sërë arsyesh pse kjo çështje i shqetëson prindërit pafund dhe ç’është e vërteta me shumë të drejtë. Nuk është aspak e lehtë të zgjedhësh vendin ku do besosh fëmijën tënd; t’i besosh edukimin, higjienën, ushqyerjen dhe kujdesjen.

Çerdhja dhe kopshti janë hapi i parë i fëmijës suaj në jetë, prandaj duhet të siguroheni mirë për zgjedhjen që do të bëni. Tanimë çerdhja dhe kopshti nuk shërbejnë vetëm për të mësuar e zhvilluar njohjen, por mbi të gjitha për të mësuar aftësi sociale shumë të rëndësishme, siç janë të qenit i pavarur, ndjekja e udhëzimeve, ndarja e gjërave me të tjerët e shumë ndjesi e aftësi të tjera po kaq të rëndësishme për mirërritje.

Sa e rëndësishme ishte e gjithë kjo, e kuptova vetëm gjatë një vizite në kopshtin Edu Kidz. Një kopsht që ndjek filozofinë e zhvillimit tërësor të fëmijës. Në të pasqyrohet kuptimi i të mësuarit përmes përfshirjes aktive në veprimtari e lojëra të ndryshme, që ndihmojnë në ndërtimin e njohurive. Zhvillimi fëmijëve nuk është një proces mekanik, por një proces organik dhe i pandalshëm, prandaj kopshti duhet të krijojë kushtet në të cilat ata mund të fillojnë të lulëzojnë.

Ki parasysh që veçse të mësojë, fëmija duhet edhe të argëtohet

Sa të lumtur duken fëmijët e Edu Kidz teksa bëjnë atë që u pëlqen më shumë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edu Kidz (@edu_kidz) on

Fëmijët punojnë e formojnë objekte me argjilë duke kaluar në procesin e pjekjes dhe më pas në qendrën e pikturës për ngjyrosjen e terrakotave. Kjo të jep idenë e një punishteje të thjeshtë, por që zgjon kënaqësinë e prodhimit me duart e tyre.

Ata kanë gjithashtu mundësinë e mbjelljes dhe kujdesit ndaj prodhimeve bujqësore. Në parcelat e fermës së tyre vogël, fëmijët kujdesen për bimët e kafshët. Me sallatën e lakrat e mbjella, ata ushqejnë shpendët e lepujt.

Kjo video nuk ka sesi të mos ju shkrijë zemrat!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edu Kidz (@edu_kidz) on

A nuk është i bukur ky kujdes që kultivon ndjeshmërinë ndaj mjedisit dhe qenieve të gjalla?!

Ushtrimi i përditshëm i aktivitetit fizik është gjithashtu i rëndësishëm

Për stafin e Edu Kidz është i rëndësishëm ndërveprimi në natyrë dhe me natyrën, që u lejon fëmijëve rritjen, zhvillimin dhe krijimin e një stili të shëndetshëm jetese. Lojërat në natyrë janë pjesë e pandarë e aktiviteteve të përditshme.

Mjedisi në EduKidz ofron kohë, hapësirë dhe mundësi për aktivitete fizike, përvetësim të njohurive sipas niveleve, qëndrim të sigurt dhe ushqim të shëndetshëm, që veçse u japin fëmijëve shumë kënaqësi, ndihmojnë në zhvillimin e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edu Kidz (@edu_kidz) on

Nëse punon full-time, një kopsht me orare të zgjatura do të ishte zgjedhja perfekte

Nëse punoni me orare të zgjatura do t’ju interesonte që edhe kopshti të ishte hapur më shumë se 8 orë. Edu Kidz i mirëpret fëmijët çdo ditë nga e hëna deri të premten, ora 07:30-18:30 dhe ditën e shtunë, ora 07:30-16:00, duke krijuar komoditet për prindërit që jo gjithmonë e lënë punën në orën 16:00.

Sigurohu që kopshti që do të zgjedhësh të ketë një staf të kualifikuar

Është e rëndësishme që stafi të cilit do t’i besoni edukimin e fëmijës të jetë i kualifikuar. Në Edu Kidz edukimi bëhet në një partneritet të pandashëm midis prindërve dhe edukatorëve.

A janë kushtet të përshtatshme për rritjen dhe edukimin e fëmijës?

Fëmija yt do të kalojë aty pjesën më të madhe të ditës, për këtë arsye ambienti duhet të ketë çdo kusht të nevojshëm që jetesa e fëmijëve të jetë sa më e shëndetshme. Vizitoje fillimisht kopshtin nga afër dhe sigurohu që higjiena, ngrohja dhe çdo kusht tjetër të jetë njësoj si në shtëpi.

Mos harro, transporti është jo pak i rëndësishëm

Si do të shkojë fëmija në çerdhe/kopsht? A ju premton koha ta çoni dhe merrni përditë? Në Edu Kidz transporti nga shtëpia në kopsht dhe anasjelltas është një çështje e zgjidhur!

Tani e ardhmja e fëmijës është në dorën tuaj!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_) on

Ah, mos kujtoni se ju harruam. Për të gjithë ju prindër kemi edhe një surprizë!

10 lexuesit e parë të këtij artikulli përfitojnë nga Edu Kidz një zbritje 20% nga tarifa bazë, nëse telefononi në këtë numër: +355 68 552 1006

NXITONI!