Vitet ikin dhe me to ndryshon edhe mënyra si e shohin njerëzit jetën. Kështu ndodhi edhe me Aurela Gaçen, e cila këtë vit nuk i vendosi vetes një pikësynim, ashtu siç ka bërë çdo prag ditëlindjeje.

Këngëtarja mbush sot 46 vjeçe dhe pikësynimet ia kanë lënë vendin një dëshire të madhe, të vetmen dëshirë që ka çdokush në një moment të caktuar të jetës – të shohë të bijat teksa rriten dhe të jetë aty për to.

“Sot, 46. Dikur, në çdo tetor të ri, i vendosja vetes disa pikësynime. Tani, jo më!

E vetmja gjë që dua është të jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën prane vajzave te mia, t’i shoh teksa rriten e të jem aty për to, ashtu si prindërit e mi akoma janë për mua....

Të jem pranë familjes sime e të vazhdoj të jap te ju dhuratën me të cilën më pajisi Zoti, këngën, muzikën. Ky nuk është pikësynim. Kjo është dëshirë.

Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe. Prandaj i thonë "çdo gjë vjen me moshë", tani vonë e kam kuptuar. Adoleshente përjetë!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LENTO LENTO #NEWSONG (@aurelagaceofficial) on