Njerëz të revoltuar, policia ndalon xhirimet për videoklipin e ri të Dua Lipës

Nga Class 17 October 2020

Njerëz të revoltuar, policia ndalon xhirimet për videoklipin e ri

Xhirimet në videoklipin e ri të Dua Lip-ës u ndaluan kur policia mbërriti në shesh pas ankesave të banorëve se xhirimi po prishte protokollet e koronavirusit.

“The Sun” ka ra raportuar se këngëtarja e “New Rules”, u pa të mërkurën në mbrëmje në shesh xhirim, me një grup të madh ekuipazhi dhe një përgatitje masive. Një nga vendasit tha për “The Sun”: “Dukej sikur njerëzit në xhirim po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror nuk po respektohej aspak.”

Njerëz të revoltuar, policia ndalon xhirimet për videoklipin e ri

Gjithashtu dhe disa banorë të tjerë janë shprehur të revoltuar nga kjo situatë, duke thënë që njerëzit në atë zonë i respektojnë rregullat dhe sipas tyre është shumë e ulët që një yll popi si Dua Lipa ta bëjë këtë.

Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa kritikohet për thyerje rregullash të koronavirusit. Në muajin gusht ajo u kritikua gjithashtu për qëndrimin në një tubim shoqëror, pa respektuar masat e Covid-19.

Pasi ajo shpërndau një foto të ngjarjes në mediat sociale, komentet ishin të panumërta. Shumë prej tyre shkruanin se do të ishte më mirë që Dua Lipa ta përdorte platformën e saj për promovime të mira në këtë situatë, si respektimi i distancës dhe mbajtja e maskës.

Njerëz të revoltuar, policia ndalon xhirimet për videoklipin e ri

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon