Lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin Fisnik Syla u bë publike pak javë më parë, kur ata u arrestuan për shkak se këngëtares iu gjetën armë në makinë. Identiteti dhe fotot e Sylës u bënë publike në media, ndërsa Fjolla preferoi të mos reagonte, deri ditën kur publikoi unazën dhe bëri me dije se kishte marrë propozimin dhe kishte thënë “Po”.
Ndërsa dje, kënëgtarja ka publikuar foton e parë me partnerin, bashkë me një dedikim për të dhe dashurinë e tyre.
“Thonë që në dashuri fiton kush ikën. Nuk është e vërtetë. Ne dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë, atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua,” –ka shkruar Fjolla.
Aktualisht, këngëtarja ndodhet në arrest shtëpie, në Kukës.
Lexoni edhe:
‘Nuse në shtetrrethim’, kush është biznesmeni që do të martohet së shpejti me Fjolla Morinën?