Kryeministrja tmerrohet nga tërmeti, video që po bën xhiron e rrjetit

Nga Class• 21 October 2020

Kryeministrja tmerrohet nga tërmeti, video që po bën xhiron e

Një tërmet i madh në pak sekonda ndërpreu një intervistë mes Kryeministres së Islandës, Katrín Jakobsdóttir, dhe koordinatorit të çështjeve me jashtë në Washington Post, David Ignatius.

“O Zot, po bie tërmet…",- tha e frikësuar Kryeministrja gjatë intervistës. "Shtëpia është akoma e fortë, kështu që mos u shqetësoni... Kjo është Islanda", – dëgjohet të thotë ajo disa sekonda më pas, pasi vëren se lëkundjet u qetësuan. Video e këtij çasti po bën xhiron e rrjetit menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në Islandë.

Tërmeti që tronditi Islandën Jugperëndimore pasditen e së martës u regjistrua me madhësi 5.5 ballë, sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze. Sipas raportimeve, u regjistruan disa postlëkundje dhe dëme materiale në disa zona.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon