Çfarë do të ndodhë me orën këtë muaj, kjo është hera e fundit që ndryshon?

Kur do të ndryshojë për këtë vit

Nga Class 22 October 2020

Çfarë do të ndodhë me orën këtë muaj, kjo

“Ora diellore” do të hyjë në fuqi orët e para të së dielës, më 25 tetor. Në orën 2:00, akrepat e orës do të spostohen një orë prapa, duke shënuar orën 1:00. “Ora diellore”, që duhet të qëndronte në fuqi deri në javën e fundit të marsit 2021, këtë herë mund të jetë e perhershme dhe kjo e diel mund të jetë hera e fundit e këtij ndryshimi.

Megjithëse Komisioni Europian ka hapur një debat për të braktisur këtë sistem dhe për të lënë në fuqi sistemin e një ore që nuk ndryshon, edhe këtë vit ora do të ndryshojë, por pritet që vendimi të merret për vitin e ardhshëm.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës dhe për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore. Megjithëse një vendim i shumëpritur dhe i votuar nga shumë shtetas evropianë në një sondazh të disa muajve më parë, ekziston ende frika se Evropa mund të përfshihet nga kaosi i zonave të ndryshme me orare.

Çfarë do të ndodhë me orën këtë muaj, kjo

Komisionerja evropiane për Transportin, Violeta Bulc, tha pak kohë më parë se BE-ja do të ndalej së ndryshuari akrepat e orës në mbarë kontinentin në tetor të këtij viti. Praktika, e cila synon të kursente energji që prej kohës së luftërave botërore dhe krizës së naftës së viteve ’70, u bë ligj anembanë bllokut në vitin 1996.

Të gjitha vendet e BE-së duhej të avanconin me 60 minuta akrepat në të dielën e fundit të marsit, e më pas të kthenin 60 minuta më herët të dielën e fundit të tetorit. Bulc ka thënë se shtetet anëtare kanë kohë deri në prill të vitit 2020 për të vendosur nëse do të qëndrojnë përfundimisht me orarin e marsit apo të tetorit.

Pse ndryshon ora dy herë në vit?

Fillimisht, ky vendim u mor për të kursyer energji dhe për të nxjerrë njerëzit jashtë. Pse të harxhoni energji elektrike kur ka një dritë natyrore për t'u përdorur?

Fushata për orën e verës erdhi në fillim të shekullit të 20-të. Kalimi i orës përpara në muajt e verës do të na jepte mëngjeset më të errëta, por mbrëmjet më të lehta.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon