21-vjeçari humb jetën nga Covid-19, reagon Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë për 21 vjeçarin me Covid që humbi jetën

Nga Class 23 October 2020

21-vjeçari humb jetën nga Covid-19, reagon Ministria e

Sërish një rekord i ri është shënuar gjatë ditës së sotme me infektimet e Covid-19. 306 është numri i të infektuarve të rinj në 24 orët e fundit, nga 1412 testime të kryera, dhe 4 qytetarë kanë humbur jetën.

Mes viktimave që nuk e fituan dot betejën me virusin, është edhe një i ri 21-vjeçar nga Elbasani.

Ndonëse në media, gjatë ditës së sotme është bërë me dije se 21-vjeçari i identifikuar L. C. është dërguar mbrëmjen e së enjtes me urgjencë në spital, pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, MSH deklaron se i riu ishte në intubim. Para se të mbërrinte në spital, 21-vjeçari po trajtohej në shtëpi nga Covid-i.

21-vjeçari humb jetën nga Covid-19, reagon Ministria e

Por nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se 21-vjeçari nga Elbasani vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe ishte në terapi intensive, i intubuar në spitalin COVID2. Pasi konfirmoi lajmin e humbjes nga jeta, Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e sotëm të situatës së pandemisë, tha se 21-vjeçari po trajtohej në terapi intensive, i intubuar në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, dhe se ai kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: “Nuk e ka fituar dot betejën një 21-vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon