Pas shumë lajmeve ngacmuese e spekuluese për largimin e moderatorit Alban Dudushi nga Top Channel, pasditen e sotme vjen edhe konfirmimi zyrtar i tij. Albani do të nisë një rrugëtim të ri televiziv në një ekran të ri.

Në një postim të fundit në Instagram, Albani ka zbuluar programin e ri që do të drejtojë në ekranin e Vizion Plus, duke konfirmuar në këtë mënyrë edhe largimin nga Top Channel.

Një dhuratë për ‘Spotlight’ nga tre diejt e mi, Kroi, Joelle dhe Bieta. Ju dua pa fund dhe më ndriçoni çdo stinë të jetës sime. Premiera e 'Spotlight' sonte në Vizion Plus në orën 21.00, nis kështu me këmbë të mbarë”, – shkruan Albani në llogarinë e tij në Instagram.

Spotlight” është një program i ri që vjen këtë sezon në ekranin e Vizion Plus me moderator Alban Dudushin tri herë në javë; të hënën, të mërkurën dhe të premten. Në “Spotlight” do të diskutohen çështjet më të rëndësishme të aktualitetit, politikës, kulturës dhe shoëbiz-it për të prezantuar të plotë panoramën e zhvillimeve në vend”,- shkruan Vizion Plus për programin e drejtuar nga Dudushi.

“Çështje që kanë të bëjnë me politikën, por e kapur nga një aspekt, i cili është i ndryshëm nga debati dhe sherri. Ka gjëra që kanë të bëjnë me situatën ku jemi aktualisht me Covid-in, me ekonominë, që kanë të bëjnë me çdo problematikë që prek shoqërinë dhe e sjell në një formë më konkrete, më qytetare dhe më të qartë”, - shpjegon Albani për programin e ri që nis këtë të premte në orën 21.00.