10 gjërat që na kujtojnë çfarë kishim harruar për orën dimërore

Nga Class 24 October 2020

10 gjërat që na kujtojnë çfarë kishim harruar

Ora dimërore është rikthyer sërish këtë të diel të fundit të tetorit. Teoria e ndryshimit të orës është hedhur fillimisht në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se kështu do të kursehej shumë energji.
Tani nuk ka më dyshime, vjeshta po mbaron dhe stina e ftohtë është afër. Por kontrollo listën. Janë plot 10 gjëra që të tregojnë sa e çmuar është një orë.

1. Gjatë gjithë javës ke ndier nevojën për të fjetur një orë më shumë, por vetëm tani e kuptove se kjo mundësi të është dhënë vetëm sot. Nesër, fillon sërish alarmi.


2. Ke vendosur t’i ndryshosh të gjitha orët, me qëllim që t’i kesh gjërat nën kontroll. Nuk ia del as këtë herë.

3. Zgjimi në mëngjes është edhe më i tmerrshëm, sepse akoma nuk je mësuar me orën e re. Sa është ora?


4. Kërkon në Google çfarë pajisjesh mund ta ndryshojnë kohën automatikisht...


5. Mëngjesi është gjithmonë konfuz, të duket sikur je shumë herët për në punë.

6. Të gjitha vaktet gjatë ditës janë rrëmujë. Stomaku nuk e kupton dot pse duhet të ndryshojë ora.

7. Edhe “njerëzit e mëngjesit” nuk janë të lumtur me atë dreq alarmi.

8. Në punë, të gjithë kanë të njëjtën ankesë: “Ndihem aq e lodhur, mezi jam zgjuar. Sikur të flija edhe një orë më shumë.”

9. Përfundon duke e fikur alarmin disa herë të hënën në mëngjes, aq sa zgjimi të bëhet vërtet nervoz.


10. Dikush në punë do të vijë vërtet shumë herët, ndodh gjithmonë kur vjen ora dimërore.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon