NASA konfirmon: Në Hënë ka ujë

Në Hënë ka ujë

Nga Class 26 October 2020

NASA konfirmon: Në Hënë ka ujë

NASA njoftoi të hënën se ka konfirmuar praninë e ujit në Hënë, në anën e ndriçuar të saj nga Dielli. Ky zbulim shënon një ngjarje historike për planet e SHBA-ve për të dërguar një ekuipazh të drejtuar në Mars.

Zbulimi u bë me SOFIA, vëzhgimi ajror i NASA-s, së bashku me Qendrën Gjermane të Hapësirës.

Paul Hertz, Drejtori i Divizionit të Astrofizikës në NASA, tha se zbulimi ka zhbërë supozimet e mëparshme që uji në sipërfaqen e ndriçuar nga Dielli nuk do të mbijetojë ditën e Hënës (lunar day).

"Ky zbulim tregon se uji mund të shpërndahet në të gjithë sipërfaqen hënore, pa qenë i kufizuar në vendet me hije, pranë poleve hënore, ku më parë kemi zbuluar akull”,- u tha ai gazetarëve në një dalje për shtyp. "Ky zbulim ngre pyetje të reja në lidhje me mënyrën si krijohet uji dhe si ai mund të vazhdojë të qëndrojë pa ajër, në sipërfaqen hënore të ndriçuar nga dielli."

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon