Bëhen prindër çifti më i famshëm në Instagram, zgjedhin një emër të veçantë për vajzën

Nga Class 28 October 2020

Bëhen prindër çifti më i famshëm në Instagram,

Gianluca Vacchi ka zbuluar se e dashura e tij Sharon Fonseca ka sjellë në jetë një vajzë. 'Playboy' italian, 53 vjeç, publikoi ditën e djeshme në Instagram një video ku ishin në spital të dy duke kërcyer, për të treguar se Sharon, 25 vjeç, ishte gati për të lindur. Në këtë video, Gianluca zbuloi se ata e kishin quajtur vajzën e tyre të porsalindur Blu Jerusalem Vacchi.

Fotografia e prindërve duke parë njeri-tjetrin me adhurim dhe duke kapur dorën e bebit, tregon se janë në momentet e tyre më të bukura.

Bëhen prindër çifti më i famshëm në Instagram,

Gianluca shkruajti:"Ajo është me ne ... Sharon dhe unë jemi të lumtur të njoftojmë se këtë mëngjes lindi vajza jonë, Blu Jerusalema Vacchi. Falë Zotit, ajo është e shëndetshme dhe ne thjesht e duam më shumë se jetën tonë. Gianluca & Sharon."

Sharon gjithashtu ndau të njëjtin imazh në Instagramin e saj dhe shtoi mesazhin: "Vajza jonë është këtu. Nuk mund ta shprehë me fjalë këtë përvojë dhe të gjitha emocionet që po ndiejmë." 

Të gjithë jemi në pritje për përfshirjen e vogëlushes Blu Jerusalem në videot e tyre.

 Bëhen prindër çifti më i famshëm në Instagram,

Bëhen prindër çifti më i famshëm në Instagram,

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon