Megjithëse 'Epoka e Artë e Holliwood-it' përfundoi mbi 50 vjet më parë, disa prej aktorëve nga kjo periudhë kohore janë akoma gjallë edhe sot. Ata gjithashtu po punojnë ende në industrinë e filmit. Epoka e Artë 'u vra' nga industria e televizionit, por këta aktorë 'mbijetuan' duke u përshtatur dhe pranuar role televizive. Në këtë listë kanë dalë në pah dhjetë aktorët më të vjetër që janë ende aktiv, ose kanë qenë aktiv gjatë dekadës së fundit.
10. Eva Maria Saint
Aktorja Eva Marie Saint, sot 95 vjeçe, ka pasur një karrierë të gjatë dhe është e famshme për rolin kryesor të gruas në On the Waterfront (1954), përkrah Marlon Brando. Roli i Saint në film i dha asaj çmimin e Akademisë për aktoren më të mirë dytësore. Roli tjetër i madh i Saint erdhi kur ajo u zgjodh nga Alfred Hitchcock të luante në North by Northwest.
Karriera e Saint filloi në televizion kur ajo punoi si një spikere e NBC-së në 1946. Edhe pse ajo pati periudha kur shfaqej vetëm në role më të vogla, Saint nuk ka ndaluar kurrë së aktruari. Kreditet e saj më të fundit për aktrim ishin në vitin 2014 në filmin Winter's Tale dhe si aktore zëri në serinë e animuar The Legend of Korra.
9.Carole Cook
Carole Cook, 96-vjeçare, ka aktruar që nga viti 1956 në TV, filma dhe teatër muzikor. Cook kohët e fundit, pasi mbushi 96 vjeç, është duke bërë pushim. Roli i saj i fundit në aktrim ka qenë në vitin 2018 në filmin 'Still Waiting in the Wings'. Thuhet se Cook ishte një pasuese e aktores dhe komikes Lucille Ball. Emri i vërtetë i Cook është Mildred dhe supozohet se Ball i dha asaj emrin artistik "Carole" për nder të shoqes së saj, Carole Lombard, e cila vdiq në 1942. Carol Cook është një aktiviste e LGBTQ dhe mbështetëse e organizatave të AIDS.
8. Mike Nussbaum
Karriera e Mike Nussbaum mund të mos jetë aq e gjatë sa ajo e disa prej aktorëve të tjerë në këtë listë, por ai është akoma shumë aktiv edhe sot. Rolin më të fundit në aktrim e kishte këtë vit, për një film të quajtur 'Tom of Your Life', i cili nuk është publikuar ende.
Përveç një liste të gjatë të roleve filmike dhe televizive, Nussbaum është një aktor skenik. Ai luajti për produksionin e ri të "Hamlet" në Chicago Shakespeare Theatre në 2019-ën. Pavarësisht se është mbi 96 vjeç, Nussbaum duket sikur nuk është gati ta ngadalësojë ritmin e karrierës.
7. Gloria Henry
Gloria Henry, sot 96-vjeçare, njihet më shumë për rolet e saj si Alice Mitchell, serialin televiziv 'Dennis the Menace', i cili u transmetua nga viti 1959 deri në 1963-shin. Para 'Dennis the Menace', Henry kishte disa role filmike dhe televizive, por asgjë madhore.
Pasi ky serial u anulua në 1963-shin, Henry u shfaq në disa filma dhe shfaqje herë pas here. Nuk aktroi më për disa dekada, derisa u kthye në një film në 2005-ën, në 'Her Minor Thing'. Pas filmit, Henry bëri një pushim tjetër të gjatë dhe roli saj i fundit në aktrim ishte në 'Parks and Recreation' në vitin 2012.
6. Larry Storch
Larry Storch, 97-vjeçar, nuk ka qenë kurrë një yll i madh i kinematografisë, por ka pasur një karrierë të gjatë në televizion, Broadway dhe aktrim me audio. Fillimisht, Storch ishte një komedian 'stand-up-i'. Një nga paraqitjet e para televizive të Storch ishte në 'Ed Sullivan Show' në fund të viteve 1940.
Storch është ndoshta më i njohur për punën e tij në shfaqje dhe filma klasikë të animuar, përfshirë The Batman / Superman Hour, The Pink Panther, The Brady Kids, Scooby-Doo, Koko the Clown dhe The Adventures of Batman (Storch ishte i pari aktor që bënte Jokerin). Jashtë aktrimit me audio, roli më i famshëm i tij ishte në 'F Troop', i cili filloi nga 1965-1967.
Larry Storch shërbeu gjithashtu në Marinën e Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.
5. Joan Copeland
Ashtu si shumë aktore të moshuara, Joan Copeland, 97 vjeçe, e filloi karrierën e saj në teatër para se të kalonte në televizion dhe film. Copeland bëri debutimin e saj në skenë në vitin 1945 si Juliet në 'Romeo dhe Juliet' në Akademinë e Muzikës, në Brooklyn. Ajo vazhdoi të shfaqej si yll në disa shfaqje të Broadway-it.
Në fillim të viteve 1950, Copeland bëri disa paraqitje në shfaqje të ndryshme televizive. Ajo gjithashtu luajti në disa telenovela. Karriera e saj në film ishte sporadike dhe Copeland kurrë nuk pati një rol kryesor. Zakonisht kishte role dytësore të spikatura. Roli i saj i fundit në aktrim ishte në vitin 2011 në 'Mafia II'.
Pak njerëz e dinë që Joan Copeland është motra e vogël e dramaturgut të famshëm amerikan Arthur Miller.
4. Carl Reiner
Carl Reiner, 98 vjeç, konsiderohet si një nga talentet më të mëdha komike të të gjitha kohërave dhe nuk është vetëm një aktor, por gjithashtu një shkrimtar dhe regjisor. Reiner filloi të aktronte kur ishte 17 vjeç dhe kaloi vite duke interpretuar me kompani të ndryshme teatrore. Në vitin 1949, Reiner filloi punën e tij të parë televizive në The Admiral Broadway Revue. Reiner mori tri nominime Emmy për punën e tij në 'Your Show of Shows'.
Ndoshta ai është i njohur më së shumti për punën e tij në Dick Van Dyke Show, i cili u bazua në përvojën e Reiner si një shkrimtar televiziv. Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar nëntë çmime Emmy dhe një Grammy. Carl Reiner është gjithashtu babai i aktorit dhe regjisorit të mirënjohur Rob Reiner. Carl Reiner u bë i kandidati më i vjetër në historinë e Emmy-t në vitin 2018, ku u nominua në kategorinë e treguesit të shquar për punën e tij në dokumentarin 'If You’re Not in the Obit, Eat Breakfast'.
3. Betty White
Konsideruar si një nga thesaret më të mëdha të Amerikës, Betty White, 98 vjeç, është aktorja më e vjetër në këtë listë dhe kishte karrierën më të gjatë televizive nga çdo aktor, mashkull apo femër. White filloi karrierën e saj televizive në fund të viteve 1930 dhe mori çfarëdo role të vogla që mund të merrte, madje punoi si asistente për një stacion televiziv lokal. Në 1953-shin, White krijoi dhe luajti serialin e saj të parë televiziv, 'Life with Elisabeth'. Ajo ishte një nga producentet e para femra në Hollywood.
'Life with Elisabeth' e ndihmoi White të fitonte famë, por ajo nuk u rrit mjaftueshëm, derisa u bë bashkëpunëtore me Mary Tyler Moore në 'The Mary Tyler Moore Show'. White fitoi dy Emmy për punën e saj në shfaqje. Roli që e bëri akoma më shumë të famshme ishte në vitet 1980, ku luajti si Rose Nylund në 'The Golden Girls'. Suksesi i hershëm i White, zgjuarsia dhe humori i mprehtë kanë ndikuarnë karrierën e saj të gjatë,që nuk është ngadalësuar aspak.
2. Earl Cameron
Ndërsa ai mund të mos jetë një emër i njohur si disa nga aktorët e tjerë në këtë listë, Earl Cameron, 102 vjeç, është i njohur si njeriu i parë me ngjyrë në indurstrinë e kinemtografisë, në Britani. Roli i parë i madh filmik i Cameron në 'Pool of London' në 1951-shin ndihmoi në hapjen e rrugës për aktorë të tjerë britanikë me ngjyrë. Pool of London ishte filmi i parë britanik që tregoi një marrëdhënie të racave të përziera, që pasqyroi martesën e vetë Cameron me një britanike të bardhë.
Megjithëse 'Pool of London' dhe Cameron u pritën mirë nga kritikët dhe publiku britanik, kishte shumë pak role për një aktor me ngjyrë në atë kohë dhe Cameron luante vetëm role të vogla sa herë që mundte. Sidoqoftë, suksesi i Cameron u rrit kur ai filloi të punojë jashtë industrisë britanike të filmit dhe ai fitoi një pjesë në filmin 'James Bond Thunderball' (1965).
1. Norman Lloyd
Norman Lloyd, 105 vjeç, është aktori më i vjetër i gjallë në botë dhe është akoma aktiv në industri. Lloyd e filloi karrierën e tij në vitet 1930 si aktor në skenë në 'Repertorin Qytetar' të Eva Le Gallienne në New York. Disa vjet më vonë, Lloyd ishte pjesë e ndërmarrjes origjinale të teatrit Orson Welles - John Houseman Mecury. Puna me Welles e ndihmoi Lloyd-in të ngrihej shpejt në karrierë.
Ai kurrë nuk ka ndaluar së punuari dhe është shfaqur në shumë filma dhe seriale televizive. Gjithashtu ka punuar si regjisor dhe producent. Kohët e fundit, u bashkua me shfaqjen 'Fly' si Kapiten Edwin "Red Ed" Swan, por shfaqja aktualisht është në zhvillim.
Për një kohë, Norman Lloyd ishte një nga aktorët në listën e zezë të Holliwood-it, i cili ndaloi skenaristët, aktorët, regjisorët, muzikantët dhe profesionistët amerikanë të argëtimit të punonin gjatë fundit të viteve 1940 deri në fund të viteve 1950, sepse ata akuzoheshin se kishin simpati ose lidhje komuniste.