Portreti i Biden me fara, artisti shqiptar hyn sërish në “Guinness World Records”

Nga Class• 9 November 2020

Portreti i Biden me fara, artisti shqiptar hyn sërish në

Artisti shqiptar nga Gjakova, Alkent Pozhegu ka hyrë sërish në “Guinness World Records”, për një mozaik që i ka bërë Presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden. I riu nga Gjakova e ka realizuar mozaikun e Biden në rrugët e qytetit të tij dhe gjithçka është realizuar me fara.

Fotot e shkrepura të Alkentit duke ndërtuar mozaikun u shpërndanë në të gjithë rrjetet sociale, duke u bërë virale. Portreti mori gjithashtu vëmendjen e mediave prestigjioze të huaja si “New York Times”, “The Guardian”, “Le Dauphine”, “Sky News”  dhe “Telegraph”. Në këto media ky portret dhe pamjet e shkrepura u cilësuan si “fotot e ditës”.

Portreti i Biden me fara, artisti shqiptar hyn sërish në

Kjo nuk është hera e parë për artistin Alkent Pozhegu në “Librin Guiness”. Më parë ai ka mbajtur rekordet për vepra si: “Mozaiku më i madh me gurë” në vitin 2014, dhe “Mozaiku më i madh me fara” në vitin 2017"./bm/

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon