Një foto e Kiara Titos dhe Young Zerkës, e cila la të kuptohej për një marrëdhënie midis tyre, ka qarkulluar përgjatë kësaj jave në rrjetet sociale. Të dy këta personazhe të showbiz-it shqiptar, ishin të ftuar në emisionin 'Shiko Kush Luan'.

Dyshja u bë pjesë e dënimeve që përmban sfida e telefonit dhe një ndër dënimet ishte të postonin në ”insta-story” një foto të njëri-tjetrit dhe të shkruanin '#DatenëShikoKushLUAN'.

Pavarësisht kësaj loje, përgjatë emisionit dallohej një 'click' midis tyre. Pas pyetjes "A do e konsideronin vërtet një 'date', në realitet, meqënëse të dy janë single", Kiara u përgjigj pozitivisht, edhe Zerka e konfirmoi. Sfida u mbyll me një kërcim mjaft sensual.

Si Young Zerka, po ashtu edhe Kiara Tito, shpeshherë janë përfolur në media për jetën e tyre private, sidomos për lidhjet e dashurisë. Kiara për lidhjen me këngëtarin Butrint Imeri ndërsa Zerka për lidhjen me këngëtaren Ronela Hajati. Ata u vendosën përballë njëri-tjetrit në lojën e telefonit. Kiara dhe Zerka kishin si dënim në këtë lojë të zbulonin mesazhet me dy këngëtarët.

Të dy kishin fshirë bisedat pasi i përkasin të shkuarës. Madje Zerka i kishte fshirë edhe emrin nga telefoni Ronelës, ndërsa Kiara ndryshe nga ai kishte fshirë vetëm bisedën, por jo numrin e Butrintit.