Ofroi këshilla 'si të blesh në mënyrë seksi', pezullohet emisioni i njohur italian

Transmetuesi publik italian ka pezulluar një program të njohur rreth stilit jetesës, 'Detto Fatto' i cili po trajtonte këtë herë një temë: 'si të blesh në një mënyrë seksi'. Kjo tërhoqi veëmendjen e shumë njerëzve dhe politikanëve.
Ky segment u transmetua në Detto Fatto, një program në kanalin Rai 2 të transmetuesit shtetëror, ku shfaqet balerina Emily Angelillo, e cila dha këshilla se si të dukesh seksi dhe provokuese në një supermarket në mënyrë që të tërheqësh vëmendjen e burrave. Këshillat përfshinin sugjerime si: ecja në një mënyrë tërheqëse ndërsa shtyn një karrocë pazar, duke ngritur një kënmbë ndërsa merr produkte nga rafti, ulje në mënyrë seksi për të marrë produkte në raftin e poshtëm, etj.
Shumë politikanë u shprehën se kjo ishte ofenduese për kauzën e feminizmit në Itali:
"Është e papranueshme që transmetuesi publik, i cili financohet nga taksapaguesit, të transmetojë një spektakël të tillë të një shkalle të ulët."
Servizio pubblico.
— Giulio Cavalli (@giuliocavalli) November 25, 2020
A proposito di stereotipi di genere.
Che roba vergognosa. pic.twitter.com/r5SqsLJnXn
Disa tërhoqën vëmendjen për faktin se u transmetua në prag të Ditës Ndërkombëtare për Dhunën ndaj Grave.
Shefi ekzekutiv i transmetuesit Rai, Fabrizio Salini, ndërsa fliste për pezullimin e emisionit tha se ishte urdhëruar një hetim dhe ky episod nuk kishte asnjë lidhje me frymën që përcjell dhe linjën editoriale që ka ky televizion.
Emily Angelillo, ​​kërkoi ndjesë në faqen e saj në Facebook, duke thënë se ajo nuk donte të fyente gratë e tjera, por po përpiqej të thoshte se qëllimi i vetëm nuk ishte të mësonte ato teknika, por të largonte nga njerëzit disa paragjykime.

Bianca Guaccero, moderatore e Detto Fatto, gjithashtu kërkoi falje "në emër të të gjithë ekipit ", duke shtuar: "Siç kam bërë gjithmonë në jetën time, do të sigurohem që kjo të mos ndodhë më kurrë."




