Përmbytje në Sardenjë, humbin jetën tre persona

Nga Class 29 November 2020

Përmbytje në Sardenjë, humbin jetën tre persona

Tre persona kanë humbur jetën në ishullin italian të Sardenjës, pas përmbytjes së shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut.
 
Pamjet dramatike të postuara në mediat sociale tregojnë lumenj me baltë që rrjedhin nëpër qytetin Bitti në provincën Nuoro.
 
Mediat italiane thonë se tre personat që humbën jetën përfshijnë një burrë të moshuar që u mbyt në shtëpi dhe një burrë të vrarë në automjetin e tij. Përmbytje në Sardenjë, humbin jetën tre persona
Erërat e forta dhe shiu kanë goditur ishullin që nga e premtja, duke ndërprerë energjinë dhe duke detyruar disa njerëz të evakuohen.
 
Andrea Soddu, kryetari i qytetit kryesor të provincës Nuoro, paralajmëroi për në zonë dhe u kërkoi qytetarëve të ushtrojnë kujdes maksimal në një postim në Facebook.


 
Shërbimet e urgjencës kanë zhvendosur rreth 150 banorë .
 
Në vitin 2013, përmbytja e rëndë e shkaktuar nga Cikloni Cleopatra vrau të paktën 18 njerëz në Sardenjë.

 Përmbytje në Sardenjë, humbin jetën tre persona

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon