Monoliti misterioz zhduket nga shkretëtira në Utah dhe një i tillë shfaqet në Ballkan

Nga Class 30 November 2020

Monoliti misterioz zhduket nga shkretëtira në Utah dhe një i

Një strukturë misterioze metalike u shfaq pak ditë më parë në shkretëtirë në Utah (lexoni më shumë). Askush nuk dinte asgjë për të dhe as si përfundoi atje. Monoliti dukej sikur dilte nga toka dhe ishte i lartë midis 3-4 metra. Nuk dukej sikur kishte rënë rastësisht në tokë, por dukej sikur ishte mbjellë.

Pak ditë më vonë, monoliti në shkretëtirën e Utah u zhduk në mënyrë po aq të mistershme. Ndërsa mediat bëjnë me dije se një strukturë e ngjashme dhe e pashpjegueshme është shfaqur në Rumani.

Monoliti misterioz zhduket nga shkretëtira në Utah dhe një i

Monoliti rumun, i cili është rreth 4 metra i lartë, u vu re për herë të parë në Batch Doamnei Hill në Piatra Neamt të enjten, më 26 nëntor.

Monoliti misterioz zhduket nga shkretëtira në Utah dhe një i

Zyrtarja e Kulturës dhe Trashëgimisë Neamt, Rocsana Josanu tha:

“Ne kemi filluar të hetojmë pamjen e çuditshme të monolitit. Është në pronë private, por ende nuk e dimë kush është pronari i monolitit. Është në një zonë të mbrojtur, në një vend arkeologjik. Para se dikush të instalojë diçka atje, do të kishte nevojë për leje nga institucioni ynë, që më pas duhet të miratohet nga Ministria e Kulturës.”

Struktura misterioze, e vendosur vetëm disa metra larg monumentit më të vjetër historik të qytetit, Kalasë Petrodava Dacian ndodhet përballë me malin Ceahlau, ose Malin e Shenjtë.

Monoliti misterioz zhduket nga shkretëtira në Utah dhe një i

Burimi: Euro Weekly News

Lexoni edhe:

Një monolit misterioz ‘jashtëtokësor’ gjendet në mes të shkretëtirës

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon