‘Menduan se ndërrova partner’, Marsela Çibukaj zbulon çfarë ndodhi me Vitmarin

Menduan së ndërrova partner

Nga Class• 4 December 2020

‘Menduan se ndërrova partner’, Marsela Çibukaj zbulon

E ftuar në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan, pasditen e sotme, ishte këngëtarja Marsela Çibukaj e cila më 24 nëntor ka organizuar një koncert, që është transmetuar livestream. Ky koncert i është dedikuar lidhjes së fortë që ka Shqipëria me Italinë dhe sidomos dy kryeqytetet tona, Tirana dhe Roma. Tirana këtë vit feston 100-vjetorin e themelimit të saj, ndërsa Roma 150-vjetorin e krijimit të saj dhe në emër të kësaj marrëdhënieje të afërt mes dy vendeve është realizuar edhe koncert i titulluar “Tiranë-Romë, vajtje e ardhje”.

Gjatë koncertit, Marsela dhe i fejuari i saj Vitmar Basha kanë bërë edhe një duet së bashku dhe këngëtarja duke e komentuar këtë moment me Rudina Magjistarin, kamerat shfaqin Vitmarin, i cili ishte ulur në karriget e studios për të ndjekur intervistën. Në këto momente, moderatorja e fton të vijë në studio dhe të vazhdojë intervistën me të dy.

‘Menduan se ndërrova partner’, Marsela Çibukaj zbulon

Vitmari shfaqej në ekran pas një ndryshimi të dukshëm në pamje. Flokët e gjatë, vendosi t’i shkurtojë pas 7-vjetësh: “U bë nja 7 vite qe i kisha flokët e gjata dhe tani thashë mjaft”, - tha Vitmari, pas të cilit ndërhyri Marsela: “Të gjithë menduan se kisha ndërruar të fejuarin”.

‘Menduan se ndërrova partner’, Marsela Çibukaj zbulon

“Erdhi të më merrte në aeroport dhe mendova se ishte dikush tjetër, po kërkoja dikë me flokë të gjata”,- shtoi Marsela, e cila, siç rrëfeu Vitmari, pasi e pa me flokë të prerë i kishte, thënë që do ta linte.

“Vitmari është i bukur gjithmonë”,- iu përgjigj ajo Rudinës pas pyetjes nëse e pëlqente më shumë me flokë të gjatë apo me flokë të shkurtër.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon