Pas infektimit me Covid mund të ndiheni konfuz, flasin ekspertët

Nga Class 5 December 2020

Pas infektimit me Covid mund të ndiheni konfuz, flasin ekspertët

Konfuzioni mund të jetë një shenjë e Covid, sipas studimeve të fundit.

Një studim i JAMA Network Open, botuar më 19 nëntor, zbuloi se 28% e pacientëve më të vjetër në moshë të infektuar me Covid-19 në shtatë departamente të urgjencës amerikane, ishin në një gjendje të hutuar mendore.

Çfarë lloj konfuzioni është një simptomë e mundshme Covid-19?

Klinika Cleveland e përkufizon termin si 'konfuzion i papritur ose një ndryshim i papritur i statusit mendor'. Personi mund të duket i çorientuar ose i shpërqendruar dhe ata mund të ketë vështirësi të mendojë qartë. Zakonisht shkaktohet nga sëmundja akute ose toksiciteti i ilaçeve dhe është një sitat e përkohshme.

Konfuzioni si simptomë Covid-19 duket se godet më shpesh të moshuarit dhe kjo nuk ka ardhur si befasi për ekspertët, pasi edhe në epidemitë e mëparshme janë vënë re simptomat neurologjike, për shkak të karakteristikave të përbashkëta të viruseve.

Kur ekipi hulumtues në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts analizoi të dhënat e 817 pacientëve me Covid-19 të moshës 65 vjeç e lart, konfuzioni, ishte simptoma e gjashtë më e zakonshme dhe ishte një simptomë kryesore në 16% të pacientëve. Gjithashtu, 37% e pacientëve me këtë simptomë nuk kishin asnjë nga simptomat më tipike të Covid-19, të tilla si temperaturë ose probleme me frymëmarrjen.

Pas infektimit me Covid mund të ndiheni konfuz, flasin ekspertët

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon