Një mbrëmje dinamike na pret këtë të hënë, teksa dy konkurrente të tjera do të eliminohen në puntatën e katërt të spektaklit “Love Story” në TV Klan.
Tashmë kanë nisur edhe xhelozitë mes vajzave të cilat janë ndarë në grupe, ku nuk ngurojnë të sulmojë njëra-tjetrën për sjelljet dhe reagimet me Saimirin.
Ndërkohë, ndryshe nga java e shkuar, Saimiri nuk ka dhënë detaje për takimin në grup kësaj here, duke e lënë surprizë për të hënën.
Ai gjithashtu do të ketë edhe dy takime private, nga ku do të zbulojmë nëse ‘princi’ i këtij spektakli ka filluar të ndjejë pak më shumë për ndonjë vajzë në veçanti.
View this post on Instagram
Ndërkohë, vlen të kujtojmë se janë hapur audicionet për të gjitha vajzat që kanë dëshirë të bëhen pjesë e “Love Story”, duke rritur kështu edhe konkurrencën e presionin mes tyre, në garë për të fituar zemrën e Saimirit.
Çfarë ka ndodhur me vajzat dhe Saimirin në takimin e kësaj jave? Kë ka zgjedhur ai për takimet e shkurtra? Cilat konkurrente ka zgjedhur ai për takimet e gjata? Cilat do të jenë dy të eliminuarat për javën e katërt? A do të kemi ndonjë vajzë të re në konkurrim?
Këto dhe përgjigjet e shumë pyetjeve të tjera do t’i zbuloni këtë të hënë, në Love Story, në orën 20:15 në TV Klan.
View this post on Instagram