Vajza e supermodeles së famshme në hapat e së ëmës, njihuni me yllin e ardhshëm të pasarelave

Nga Class• 6 December 2020

Vajza e supermodeles së famshme në hapat e së ëmës,

Supermodelja Heidi Klum thotë se vajza e saj 16-vjeçare, Leni, po mendon të ndjekë hapat e saj në modë.

“Ajo vjen [në sheshxhirim], shikon dhe mëson jo vetëm atë që bëj unë, por edhe atë që të gjithë njerëzit e ndryshëm bëjnë në një televizion. Unë mendoj se është shumë interesante për të", -tha Klum në “People (the TV Show!).”

Vajza e supermodeles së famshme në hapat e së ëmës,

"Kur je në atë moshë, ende përpiqesh të kuptosh kush je, çfarë dëshiron të jesh dhe shikon për herë të parë se cilat janë të gjitha këto punë të ndryshme që bëjnë një shfaqje televizive. Ajo dëshiron të bëjë atë që bëj unë. Ajo është mjaftueshëm e rritur tani. Edhe pse për mua ka qenë gjithmonë shumë e vogël... Gjithmonë kemi vendosur që t'i mbajmë fëmijët larg vëmendjes së publikut. Por ajo drejton makinën tani, është 16 vjeçe, kështu që mendova nëse mund ta bëjë atë, gjithashtu mund të modelojë tani nëse kjo është ajo që dëshiron të bëjë".

Vajza e supermodeles së famshme në hapat e së ëmës,

Leni, emri i vërtetë i së cilës është Helene Samuel, mundohet të ruajë privatësinë e saj dhe në rrjetet sociale nuk e ka postuar kurrë fytyrën e plotë. Megjithatë, ka shumë foto të saj të kapura nga paparacët. Ajo ka qenë gjithmonë në vëmendje të mediave, kjo për shkak të nënës së saj shumë të famshme, por edhe çështjes së diskutuar shumë në media, atësisë së saj.

Vajza e supermodeles së famshme në hapat e së ëmës,

Heidi ka tre fëmijë me ish-burrin, këngëtarin Seal - i cili e rriti Lenin si fëmijën e tij. Ndërsa babai biologjik i Lenit është biznesmeni italian Flavio Briatore. Heidi dhe Flavio filluan të dilnin në fillim të vitit 2003 dhe atë dhjetor, ajo njoftoi se ishte shtatzënë. Por çifti u nda para se të lindte vajza e tyre, mendohet për shkak se Flavio e kishte tradhtuar modelen.

Vajza e supermodeles së famshme në hapat e së ëmës,

Heidi filloi të dilte me Seal ndërsa ishte shtatzënë. Sipas Klum, Briatore nuk ka qenë i përfshirë në jetën e Lenit; ajo ka deklaruar prerazi se "Seal është babai i Lenit". Në vitin 2009, Briatore lejoi Seal të birësonte vajzën e tij dhe të ndryshonte emrin e saj në Helene Samuel. Heidi dhe Seal u martuan në vitin 2005, patën tre fëmijë së bashku dhe u ndanë në vitin 2012.

Vajza e supermodeles së famshme në hapat e së ëmës,
Heidi, Seal dhe familja e tyre

Vajza e supermodeles së famshme në hapat e së ëmës,

Vajza e supermodeles së famshme në hapat e së ëmës,

Aktualisht Heidi është e martuar me këngëtarin e grupit “Tokio Hotel”, Tom Kaulitz.

Vajza e supermodeles së famshme në hapat e së ëmës,
Heidi, Tom dhe Leni

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon