A rriten flokët më shpejt nëse i pret gjithmonë majat?

Pyetje e vështirë

Nga Class• 27 December 2020

A rriten flokët më shpejt nëse i pret gjithmonë majat?

Ne shpenzojmë shumë kohë dhe shumë para për flokët, në çdo sezon. Nëse duam të kemi kaçurrela të bukur, gjatësi të mahnitshme, shumë volum apo shkëlqim, mbi të gjitha, duam flokë të fortë dhe të shëndetshëm. Por, nëse ka një sekret për t’i pasur gjithmonë kështu, a fshihet te prerja e shpeshtë?

Një pyetje e bërë shumë shpesh: a ndikon prerja e majave në rritjen më të shpejtë të flokëve?

Paradi Mirmirani (MD), asistent profesor në departamentin e dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco, shpjegon se prerja e majave të flokëve nuk ndikon në forcimin e rrënjës së flokut dhe as në stimulimin e rritjes. Pra, prerja e majave nuk përcakton se sa shpejt rriten flokët.

Por ... ka edhe një fakt që nuk duhet anashkaluar. Prerja e majave të flokëve, që njihet ndryshe edhe si prerja e flokëve të vdekur, i bën flokët më të shëndetshëm, përveç që u jep atyre pamje më të bukur. Ndaj, specialistët këshillojnë që çdo tetë deri në dymbëdhjetë javë, kalo nga parukeria për të prerë flokët e dëmtuar. Është veçse një truk që shërben për t’i pasur flokët më të bukur.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon