Dashuri në kohë Covidi: Infermieri i propozon partneres për martesë në një mënyrë të pazakontë

Nga Class 4 January 2021

Dashuri në kohë Covidi: Infermieri i propozon partneres për

Një infermier nga Torre Santa Susanna (Brindisi) shkroi propozimin për martesë për të dashurën e tij në kostumin anti-Covid që mban çdo ditë për punë.

Infermieri 32-vjeçar punon në departamentin e Pneumologjisë të spitalit Ostuni (Brindisi).

“Carmelì, do të martohesh me mua? Po, jo,” shkroi ai në pjesën e pasme të kostumit. Më pas e postoi foton në Facebook dhe etiketoi të dashurën e tij. Përgjigjja nuk vonoi shumë. Ajo u përgjigj me një po, përsëri në Facebook.

Dashuri në kohë Covidi: Infermieri i propozon partneres për

"Rezultova pozitiv me Covid, midis të parëve, në ballë të luftës kundër virusit dhe gjithmonë ndër të parët që vaksinohen - thotë infermieri – m’u përforcua ideja që jeta reale përbëhet nga gjëra të vogla dhe të thjeshta, të tilla si miqtë më të ngushtë, familja e origjinës dhe e ardhmja”.

Përshtatur nga Huffington Post Italia

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon