Zakonisht rrjetet sociale i përdor për të shfaqur momente të lumtura, por kësaj radhe Fiori Dardhës iu desh të jepte një lajm të trishtë. Disa orë më parë, moderatorja ka ndarë me ndjekësit hidhërimin e humbjes së të ëmës.

Përkrah një fotoje të nënës së saj, Fiori i ka drejtuar disa fjalë prekëse.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha)

“Po tani mam'? Po tani?!

E di mam', e di që po të mundje, do më thoje: "Nuk diskutohet vullneti i Zotit!", madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues.

Fluturo lart, shumë lart zemra jonë!

Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar!

Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde!

Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime!

Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja!

Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur!

Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë!

Të duam, mam'!”