Nuk është e nevojshme të ketë ndonjë ushqim të ndenjur në frigorifer për t’u shqetësuar era e tij. Disa ushqime, siç është lulelakra e zier ose brokoli, jepin një erë të pakëndshme në brendësi të frigoriferit, duke e përhapur atë edhe në ushqimet e tjera. Mënyrat për të parandaluar këtë fenomen janë disa, mjafton t'i praktikoni:

Zgjidhja e parë është të vendosni në një nga raftet e frigoriferit një filxhan të vogël me kafe, uthull ose sodë buke.

Rezultate të ngjashme mund të keni edhe në qoftë se përdorni një shkop kanelle ose një shkumës.

Extra tips

Mos harroni t’i zvendësoni në intervale të rregullta kohore, në mënyrë që të mos humbasin aftësinë e tyre për të thithur aromat e pakëndshme. 

Kaq e thjeshtë ishte.