Enxhëll, e prerë: Kam shumë respekt për veten, nuk do pranoj ta puth Saimirin

Nga Class 13 January 2021

Enxhëll, e prerë: Kam shumë respekt për veten, nuk do pranoj

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, edhe Enxhëll, një prej vajzave që ka pasur disa takime me Saimirin, ka folur për takimet e javës së fundit dhe puthjet që Saimiri kishte shkëmbyer me Flavian, Merin dhe Generdën.

Ajo ka cituar fjalët e opinionistes Jerina Lalaj, kur tha se konkurrentet e “Love Story” janë ‘lojtare shahu’, duke nënkuptuar që në fund do të dalin të gjitha një nga një.

Më duket sikur ne vajzat e Love Story po bëhemi më të emancipuara, por s’e di. Siç e ka thënë edhe Jerina, jemi të gjitha lojtare shahu dhe kur kemi ardhur, i kemi marrë parasysh gjërat. Egoja ime nuk do ta pranonte puthjen”,- tha Enxhëll pas pyetjes si është ndier kur Saimiri ka puthur vajzat në takimet e tij.

E pyetur nëse do të sillet ndryshe me Saimirin tashmë që ai ka puthur disa nga vajzat, Enxhëll është shprehur se është konfuze.

Normalisht që po. Kemi qenë 18 vajza, nuk mund ta quaj Saimirin partnerin tim, por unë dua ta puth partnerin tim. Jam pak konfuze”,- theksoi bukuroshja nga Gjirokastra.

Më tej, Enxhëll ka deklaruar se nuk do ta puthte Saimirin, pasi ka respekt për veten e saj më shumë se për të.

Jo, sepse në radhë të parë, para se të kem respekt për Saimirin, kam shumë respekt për veten time dhe nuk dua ta bëj atë gjë”,- ka thënë Enxhëll.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon