Gjykata lë në burg Tire Alldervishin, avokatja: Është në gjendje të rëndë psikologjike

Nga Class 14 January 2021

Gjykata lë në burg Tire Alldervishin, avokatja: Është

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishi, që u denoncua në emisionin “Stop” në Tv Klan se i mori 800 mijë lekë vajzës së një pacienteje të prekur me COVID do të qëndrojë në burg. Ky ishte vendimi i gjykatës së Tiranës për 58-vjeçaren që shtirej si infermiere dhe merrte ryshfet.

Alldervishi nuk pranoi të flasë përballë gjykatës, ndërsa avokatja e saj u shpreh se ajo është në gjendje të rëndë psikologjike. Në fund gjyqtarja Rexhina Merlika vlerësoi të ligjshëm arrestimin duke pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”. Gjyqtarja tha se publiku është i tronditur dhe se është nevoja për një hetim të thelluar për bashkëpunëtorë të saj, madje duke I kërkuar edhe prokurorisë të ndryshojë kualifikimin e veprës penale.

Në referim të vlerave gjykata çmon dhe i sugjeron akuzës se kjo vepër duhet të ndryshojë në akuzën. Gjykata i sugjeron akuzës që ta kualifikojë në kuadër të paragrafit të fundit, për shkak të pasojave të rënda të sjella.

Është diçka absolutisht e rëndë dhe gjykata sigurisht që nuk e vë në dyshim fare masën e sigurimit. Është masa më evidente që të parandalojë në çdo lloj mënyrë çdo lloj veprimi që në këtë lloj situate të krijohet kjo formë abuzimi.”

Gjykata lë në burg Tire Alldervishin, avokatja: Është

Sipas prokurorisë, janë duke u kryer hetime edhe për veprimtarinë e punonjësve të tjerë të Spitalit, pasi ka dyshime që mund të kemi një skemë të mirëfilltë zhvatje. Duke u prezantuar si infermiere sanitarja ka marrë në mënyrë të vazhdueshme shuma parash nga 2 mijë deri në 7 mijë leke nga 30-vjeçarja që humbi nënën nga COVID-19.

Sipas dosjes hetimore, pagesa parë është kryer vetëm për të futur brenda spitalit një celular. Në ditët në vijim pritet të sekuestrohen kartelat shëndetësore dhe regjistrin e hyrje-daljeve. Prokuroria ka sekuestruar edhe disa aparate celularë të stafit mjekësor të cilët deri më tani implikohen vetëm nga thëniet e sanitares Tire Alldervishi se u ka dhënë një sasi lekësh.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon