OBSH: 'Vaksina duhet të shpërndahet brenda 100 ditësh në gjithë botën'

Nga Class• 16 January 2021

OBSH: 'Vaksina duhet të shpërndahet brenda 100 ditësh

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus ka kërkuar drejtësi për përhapjen e vaksinave Covid-19, duke thënë se ai dëshiron "të shohë zhvillimin e procesit të vaksinimit në çdo vend në 100 ditët e ardhshme".
 
Duke folur në një konferencë shtypi virtuale nga Gjeneva të premten, Tedros theksoi se duhet të bëhen përpjekje për të siguruar që vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta të mbrohen njësoj.

"Ne po punojmë shumë por duhet të bëjmë edhe më shumë për të siguruar që vaksinat të arrijnë tek ato që kanë më shumë nevojë. Unë do ta përsëris këtë pa pushim gjatë javëve të ardhshme sepse siç thashë dua të shoh vaksinimin në proces në çdo vend në njëqind ditët e ardhshme në mënyrë që punonjësit shëndetësorë dhe ata me rrezik të lartë të mbrohen së pari", tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai kujtoi se në pandeminë H1N1, e cila goditi botën në 2009-2010, në kohën kur vendet me të ardhura të ulëta morën furnizim me vaksina, pandemia kishte mbaruar.

"Ne nuk duam që kjo të përsëritet" tha Tedros.

Ai shtoi më tej se: "Sa më shumë që virusi shtypet, aq më pak mundësi ka për të ndryshuar. Ne duhet të jemi më efikas se virusi dhe të arrijmë përsosmërinë në gjithçka që bëjmë. Ekziston vetëm një mënyrë për të dalë nga kjo stuhi dhe kjo është të ndajmë mjetet që kemi dhe të angazhohemi për t'i përdorur së bashku".

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon