Ngricat ‘pushtojnë’ vendin, kur do të rriten temperaturat

Nga Class• 17 January 2021

Ngricat ‘pushtojnë’ vendin, kur do të rriten temperaturat

Për meteorologët, dita e sotme është regjistruar si dita më e ftohtë e janarit. Temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero duket se do të vazhdojnë të shoqërojnë vendin tonë edhe për ditët e para të kësaj jave.

Në veri dhe juglindje të vendit, reshjet e dëborës u ndërprenë, por temperaturat mjaft të ulëta gjatë natës së kaluar krijuan ngrica nëpër rrugë.

Në Peshkopi bulevardi kryesor është mbuluar nga akulli duke vështirësuar qarkullimin.

Në qytetet si Bajram Curri, Pukë, Peshkopi dhe Bulqizë temperaturat u ulën deri në -13 gradë Celsius. Ndërsa në qarkun e Korçës termometri shënoi minus 11 gradë celsius.

Gjendja e rrugëve kombëtare raportohet e mirë dhe të gjitha akset janë të hapura. Vetëm në pjesë të caktuara të rrugëve drejt Boboshticës dhe Dardhës nevojiten zinxhirë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon nga drejtuesit të ulin shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm për shkak të ngricave në rrugë. Për shkak të motit të keq në disa fshatra të Kukësit dhe Tropojës u ndërpre rryma elektrike.

Sipas meteorologëve, temperaturat e ulëta do të mbeten nën minus edhe për 24 orët e ardhshme. Rritje të ndjeshme të tyre do të sjellë vetëm e mërkura e 20 janarit, duke i përafruar ato në vlerat tipike të këtij muaji.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon