Shpërthim në qendër të Madridit, shembet një ndërtesë dhe dyshohet për disa të plagosur

Nga Class• 20 January 2021

Shpërthim në qendër të Madridit, shembet një

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Madridit, në një ndërtesë që i përkiste kishës, e cila si pasojë u shemb. Një person ende nuk po gjendet.

“Priftërinjtë që jetojnë në katin e pestë dhe të gjashtë janë mirë. Ne jemi duke u përpjekur të gjejmë një vullnetar që punon me ne,” –tha një prej priftërinjve për Telemadrid.

Një reporter për transmetuesin publik TVE tha se kishte disa të plagosur, pa dhënë detaje. Shërbimet e urgjencës nuk mund të konfirmojnë menjëherë nëse ka pasur lëndime.

Një sasi e madhe tymi dilte nga ndërtesa e shembur, ndërsa punëtorët e shpëtimit evakuonin të moshuarit nga një azil aty pranë.

Ndërtesa e shembur ishte një kompleks fetar që ofronte trajnime për priftërinjtë dhe jepte ushqime për të pastrehët, tha një fqinj për Reuters.

Shpërthim në qendër të Madridit, shembet një

Një zëdhënëse e policisë tha se zona po evakuohej, por nuk mund të konfirmonte burimin e shpërthimit.

La Sexta TV citoi burime qeveritare duke thënë se mund të ketë qenë një rrjedhje gazi. Zyrtarët nuk mund të konfirmonin menjëherë.

Shpërthimi ndodhi në rrugën Toledo, në qendër të qytetit.

Burimi: Reuters

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon