Çifti i famshëm i jep fund lidhjes 1-vjeçare me vetëm një telefonatë

Nga Class• 20 January 2021

Çifti i famshëm i jep fund lidhjes 1-vjeçare me vetëm

Ana De Armas dhe Ben Affleck i kanë dhënë fund romancës së tyre, pas rreth 1 viti lidhje. Lajmi u bë publik të hënën, mirëpo ajo që nuk dinim ishte se ndarja ndodhi përmes telefonit.

"Ata kanë pasur diskutime të shumta në lidhje me të ardhmen e tyre dhe vendosën së bashku të ndahen", tha një burim për People, ndërsa një tjetër mendonte se ndarja ishte "e ndërsjellë dhe plotësisht miqësore. Ata janë në pika të ndryshme në jetën e tyre; megjithatë kanë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”.

Çifti i famshëm i jep fund lidhjes 1-vjeçare me vetëm

Arsyeja e ndarjes? Me sa duket ata nuk të bien dakord për sa i përket pasjes së fëmijëve në të ardhmen. Një burim tha për Page Six se Ben nuk donte më shumë fëmijë, ndërsa Ana dëshiron të ketë fëmijë me të. Ben ka 3 fëmijë me aktoren Jennifer Garner.

“Ai nuk donte të kishte më shumë fëmijë. Ajo është në të 30-tat e saj. Ishte një arsye e fortë për prishjen e marrëdhënies”.

Çifti i famshëm i jep fund lidhjes 1-vjeçare me vetëm
Ben, Jennifer dhe 3 fëmijët e tyre

Megjithatë një burim tha për Page Six se "ata mund të rikthehen, sepse janë të dashuruar" dhe se "njerëzit që i njohin besojnë se është e përkohshme".

Me fjalë të tjera, asgjë nuk është e sigurt!

Çifti i famshëm i jep fund lidhjes 1-vjeçare me vetëm

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon