Lady Gaga ka arsye të forta për t’u veshur kështu në përurimin e Joe Biden

Nga Class 20 January 2021

Lady Gaga ka arsye të forta për t’u veshur kështu në

Lady Gaga duket e sigurt, e jashtëzakonshme dhe me stil në Capitol Hill përpara performancës së saj për përurimin e Biden-Harris në Washington DC. Këngëtarja e famshme mban veshur një pallto të bardhë pelerinë “Givenchy” nga Matthew Williams dhe një maskë prej mëndafshi. Flokët platin, të stiluara me gërsheta të vogla janë një tregues më shumë i mesazhit që ajo përcjell nga Uashingtoni.

Lady Gaga ka arsye të forta për t’u veshur kështu në

Lutem që nesër (sot) do të jetë një ditë paqeje për të gjithë amerikanët. Një ditë për dashuri, jo për urrejtje. Një ditë për pranim, jo frikë. Një ditë për të ëndërruar të ardhmen e vendit tonë. Një ëndërr që nuk është e dhunshme, një ëndërr që ofron siguri për shpirtrat tanë”, shkruan Gaga nga Capitol Hill.

Lady Gaga ka arsye të forta për t’u veshur kështu në

Ndërsa lutja e Gaga-s për Shtetet e Bashkuara është e mbushur me optimizëm, është e lehtë të shohësh që zgjedhja e kësaj pelerine të bardhë është një rikthim në kujtesë për të gjitha gratë e pushtetshme.

Lady Gaga ka arsye të forta për t’u veshur kështu në

Kamala Harris ishte veshur me një kostum të bardhë në fillim të muajit nëntor, kur Joe Biden e prezantoi atë si nënpresidente të Amerikës.

Lady Gaga ka arsye të forta për t’u veshur kështu në

Diçka të ngjashme me kostumin e bardhë të Kamala Harris kishte edhe Alexandria Ocasio-Cortez, në fjalimin e saj në vitin 2019. Po kështu, edhe kandidatja tjetër për president në SHBA, Hillary Clinton, ndërsa hodhi kandidaturën për presidente në 2016.

Po pse zgjodhën të bardhën këto gra në karrierë, pas shumë sulmeve politike që kanë shoqëruar zgjedhjet javët e fundit në Amerikë?

Lady Gaga ka arsye të forta për t’u veshur kështu në

Më shumë se çdo simbol i kësaj ngjyre, zëvendës presidentja e re e Amerikës e zgjodhi për t’i qëndruar besnike traditës dhe për theksuar edhe një herë tjetër idenë për luftë të vazhdueshme për barazi dhe përfaqësim.

Pallto-pelerinë e këngëtares amerikane, edhe një herë tjetër vendos një ekuilibër mes mesazhit që përcjell për publikun dhe elegancës së saj në një ditë kaq domethënëse për të gjithë amerikanët.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon