Joe Biden bën betimin, zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Betohet Biden

Nga Class 20 January 2021

Joe Biden bën betimin, zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve

Me asistencën e kryetarit të Gjykatës së Lartë, John Roberts, Joe Biden ka bërë betimin pak minuta më parë në Washington duke u zgjedhur kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në betimin e tij, ai tha para amerikanëve: “Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si President i Shteteve të Bashkuara dhe do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020 ndaj Presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.

Joe Biden bën betimin, zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve

Para marrjes së detyrës, Joe Biden dha një mesazh bashkimi, sidomos për nevojën e bashkimit për t’u përballur me sfidat e shkaktuara nga pandemia që u mori jetën 400 mijë njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe shkaktoi shumë vështirësi ekonomike.

Në ceremoninë e përurimit të Presidentit Biden dhe zv/presidentes Kamala Harris ishin të pranishme edhe dy këngëtaret Lady Gaga, e cila këndoi himnin amerikan, dhe Jennifer Lopez.

Biden tha se duhet “të fillojnë menjëherë nga puna” pas betimit, sepse “nuk kemi asnjë sekondë për të humbur kur bëhet fjalë për të trajtuar krizat me të cilat përballemi si komb”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon