Roberti tregon të preferuarat e tij në ‘Love Story’: S'doja të largoheshin, kishin personalitet

Nga Class 20 January 2021

Roberti tregon të preferuarat e tij në ‘Love Story’:

Edhe pse na ka dhënë shpesh përshtypjen se është kundër të gjithëve, Robert Aliaj me sa duket ka pasur “të preferuarat” e tij në Love Story.

Gjatë një interviste për programin “Daily Love Story”, Roberti është shprehur se nuk do të donte që Silvana dhe Albana të ishin larguar.

“Unë nuk doja të iknin binjaket. Ato tregonin që kishin personalitet dhe kishin opinion, mendim për gjërat. Treguan dimensione qytetarie që të tjerat i kanë shumë më pak”, -është shprehur Roberti.

Roberti tregon të preferuarat e tij në ‘Love Story’:

Ndërsa sa i përket mendimit të tij për të preferuarën e publikut, ai ka përmendur Merin dhe Enxhëllin.

“Nuk e di, ato janë më afër modelit femëror që kanë shqiptarët, vajza të urta, vajza që nuk duan të japin bindjen që kanë opinion. Nuk dua që t’i gjykoj sepse ndoshta do keqkuptohen, nuk dua të futem në këtë dimension.”

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon